Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

PD cakton Edi Palokën drejtues politik për qarkun Durrës

schedule13:58 - 7 Janar, 2021

schedule 13:58 - 7 Janar, 2021

Partia Demokratike ka caktuar nënkryetarin Edi Paloka drejtues politik të qarkut të Durrësit. Burime konfirmojnë lajmin për gazetarin Juxhin Mustafaraj.

Sakaq, pas konsolidimit të degës së PD në Durrës, duket se me kalimin e Palokës në këtë qark Basha synon të “blindojë” edhe Shijakun, Krujën dhe Fushë-Krujën.

Paloka është i katërti, pas Vlorës, Shkodrës dhe Fierit. Më herët strukturat e PD kanë caktuar Helidon Bushatin drejtuesin e demokratëve në Shkodër. Në Fier u emërua ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë Bujar Leskaj, ish-ministër i qeverisë Berisha dhe ish-kryetar i KLSH-së.



Pritet që PD të bëjë publikë në javët në vijim edhe emrat e drejtuesve të tjerë politike të qarqeve.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka përmbyllur fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, ndërkohë që pritet që kryesia e Partisë Demokratike të vlerësojë produktin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!