Nëse i kushtoni vëmendje etiketës në rroba kur i lani, do të vini re një shenjë të vogël që tregon se rrobat duhet të lahen me dore dhe jo në lavatriçe. Nëse nuk i kushtoni rëndësi këtij detaji, nëse rrobat janë të ndjeshme do të dëmtohen.
Për shembull reçipetat duhet të lahen me dorë, për të cilat duhet të përdorni një detergjent pa alkool në ujë të vakët çdo dy ose tre herë. Lërini për një orë dhe më pas fërkojeni pëlhurën butësisht për të larguar njollat. Largoni lagështinë e tepërt me një peshqir dhe më pasi lërini të thahen.
Getat gjithashtu kërkojnë një përkujdesje të madhe. Nëse i lani me dorë ata zgjasin më shumë. Ekspertët rekomandojnë larjen e tyre me ujë dhe uthull për gati 30 minuta për të larguar njollat. Kashmiri lahet më mirë me dorë sesa në lavatriçe për shkak se produktet e ashpra prishin pëlhurat.
Në vend të kësaj, lani këto veshje me ujë të ftohtë, pasi uji i nxehtë do të shkaktojë tkurrjen e tyre. Ndërsa disa pëlhura të tjera kanë vërtet nevojë për “pastrim kimik”, si kamoshi dhe fije mëndafshi. Prandaj është e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje të madhe asaj që është shkruar në etiketën e veshjeve për të shmangur gabimet e zakonshme kur lani rrobat në shtëpi. /abcnews.al