Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“I heqim kapelën Juves”, Pioli: Kjo humbje na bën mirë, treguam se jemi ekip i fortë

schedule08:17 - 7 Janar, 2021

schedule 08:17 - 7 Janar, 2021

Milani pësoi humbjen e parë të këtij sezoni mbrëmjen e djeshme ndaj Juventusit me shifrat 1-3. Kuqezinjtë kishin shumë mungesa në këtë sfidë, por pas ndeshjes trajneri Pioli u shpreh se është krenar për atë që dha ekipi, edhe pse gjendja nuk ishte më e mira e mundshme.

“Ne duhet të heqim kapelat dhe t’u japim meritë kundërshtarëve tanë, që arritën të fitonin ndeshjen. Bëmë atë që na duhej, krijuam shanse dhe në mënyrë të pashmangshme i lejuam edhe disa aksione të tyre, por pasi pësuam golin e dytë, u bë e vështirë të ktheheshim.

Do të vlerësojmë disa situata mbrojtëse, ku mund të kemi bërë më mirë, por ekipi iu qas kësaj loje me bujari, vendosmëri dhe përqendrim. Portieri i tyre bëri një pritje të shkëlqyer ndaj Diogo Dalot kur ishte 1-1, pastaj ata shënuan për 2-1 dhe na u bë malore.

 

Shumë skuadra do të luftonin duke humbur kaq shumë lojtarë, por megjithëse na duhej t’i ndryshonim shumë gjëra, ne u përpoqëm të mbanim identitetin tonë dhe mendoj se e bëmë këtë. Ishte lojë shumë e barabartë deri në golin e dytë të Juventusit dhe unë mendoj se ai ishte momenti, që ndryshoi gjithçka.

Skuadra mund të ishte frikësuar nga situata, ne mësuam mbrëmë që dy lojtarë nuk do të ishin pjesë e ndeshjes, por ne mbajtëm vlerat dhe identitetin tonë. E dinim se Juventusi mund të përfitonte nga situata, pasi ata kanë fituar nëntë titujt e fundit të Serie A, por ne luajtëm mirë në përgjithësi. U penalizuam nga cilësia e tyre në situata kur mund të ishim pak më të përqendruar.

Djemtë rrinin me kokën ulur në dhomën e zhveshjes dhe ishin të zhgënjyer, por në një farë mënyre ishte e shëndetshme që të përjetonim këtë humbje sepse nuk e kishim ndjerë atë për një kohë të gjatë (që nga marsi i vitit të kaluar). I dhashë kurajo dhe i thashë se duhet të ishin krenarë për atë që arritën në të tilla rrethana. Ne vërtetuam se jemi një ekip i fortë sonte.

Edhe unë jam i bindur se duhet të jemi ambiciozë, të largohemi këtë mbrëmje të sigurt se mund të luftojmë deri në fund sepse kemi atë që duhet. Duke ruajtur atë nivel të paraqitjes gjatë gjithë rrugës, në këto rrethana, thotë shumë sesa i mirë është ky Milan”, u shpreh Pioli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!