Llapi i jep duart, gjiganti që spikati me Laçin mbetet në Kosovë

schedule23:30 - 6 Janar, 2021

schedule 23:30 - 6 Janar, 2021

Eglentin Gjoni zyrtarisht e ka mbyllur me Llapin në Kosovë, ndërkohë që po sot ka nënshkruar me Drenicën dhe mbetet vetëm që klubi dardan të dalë me njoftim zyrtar.

Llapi para pak çastesh ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me qendërmbrojtësin që ka spikatur me Laçin në Superiore.

“KF Llapi njofton se pas marrëveshjes së arritur ndërmjet drejtuesve të klubit dhe qendërmbrojtësit Eglentin Gjoni, palët kanë ndërprerë bashkëpunimin, i cili ishte i vlefshëm edhe për pjesën e mbetur të këtij edicioni.

Duke qenë në dijeni se futbollisti gjatë periudhës së qëndrimit tek KF Llapi ishte përballur me lëndimin e gjurit që i pamundësonte rikthimin në fushat e blerta, K.F. Llapi dhe Eglentin Gjoni e panë të arsyeshme dhe më korrekte të përmbyllnin marrëveshjen para kohe.

Drejtuesit e klubit çmojnë kontributin e tij për klubin gjatë periudhës gjashtë mujore sa ishte pjesë e KF Llapit si dhe i dëshirojnë shumë suksese në karrierë”, njofton Llapi. / abcnews.al