Humbja e Interit, Conte: Ishte ndeshje e çuditshme, “Zonja e Fatit” nuk ishte me ne

schedule18:18 - 6 Janar, 2021

schedule 18:18 - 6 Janar, 2021

Inter nuk arriti të vazhdonte serinë e fitoreve në kampionat, pasi të besuarit e Contes u befasuan në transfertën e Sampdorias. Vendasit fituan me rezultatin 2-1 dhe trajneri i zikaltërve e pranon në fund të takimit se fati nuk ishte me ta. Italiani e thekson se ishte një sfidë e çuditshme si dhe prek dhe çështjen e merkatos.

SAMPDORIA – “Ishte një lojë mjaft e çuditshme. Ne e pamë veten brenda pak minutash nga humbja e penalltisë në pësimin e dy golave. Kjo situatë shkaktoi vështirësi tek ne, por ekipi po luante mirë dhe krijoi shumë raste për shënim. Ndonjëherë, e meritojmë të humbasim dhe në situata të tjera si kjo e sotmja gjërat thjesht nuk shkojnë ashtu siç duhet. Ishte e vështirë ta kthenim rezultatin nga 2-0, edhe pse u përpoqëm deri në fund”.

 

MUNGESA E LUKAKUT – “Nuk është hera e parë që luajmë pa Romelun. Të gjithë i dimë cilësitë që ai ka, por nuk ishte në 100% e tij dhe kjo u duk qartë edhe kur ai hyri në lojë. Është zhgënjyese sepse meritonim më shumë nga kjo sfidë. Lojtarët dhanë gjithçka, por “Zonja e Fatit” na harroi plotësisht sot”.

 

ERIKSEN – “Unë përpiqem të shfrytëzoj sa më shumë opsionet që kam në dispozicion bazuar në situatën ku ndodhemi. Jam krah klubit në çdo vendim që ata marrin në merkato dhe nuk mund të bëj asgjë më shumë. Asnjë më mirë se sa drejtuesit e dinë nëse duhet të ketë lojtarë që do të vijnë apo të largohen. Unë thjesht punoj dhe çdo vendim që ato marrin më njoftojnë edhe mua”, përgjigjet Conte kur pyetet mbi të ardhmen e danezit, i cili u aktivizua 20 minuta para fundit të sfidës së sotme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!