Luhet Sampdoria-Inter dhe vendasit kanë arritur të shënojnë dy gola të shpejtë. Nëse të parin e shënoi Candreva, tjetrin e shënoi një tjetër “ish”.
Sampdoria GJETI edhe golin e dytë ndaj zikaltërve me Keita Balde, që shfrytëzoi në maksimum një asist perfekt të partnerit të tij në sulm, Damsgaard.
Ky i fundit depërtoi magjishëm në të djathtë dhe gjeti Balde në zemër të zonës. Ish-interisti nuk gaboi dhe tundi rrjetën, duke i dhënë goditjen e dytë në pak minuta Interit. /abcnews.al