Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Von Der Leyen: Miratimi i vaksinës Moderna lajm i mirë! Ta bëjmë sa më shpejt të disponueshme

schedule14:40 - 6 Janar, 2021

schedule 14:40 - 6 Janar, 2021

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen e ka cilësuar lajm të mirë vendimin e agjencisë europiane të Barnave EMA për të miratuar vaksinën e Modernas.

“Një lajm i mirë për përpjekjet tona për të sjellë më shumë vaksina për evropianët. EMA vlerësoi se Moderna është vaksinë e sigurt dhe efektive. Tani po punojmë me shpejtësi për ta aprovuar dhe për ta bërë të disponueshme për BE”, shkruan ajo.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi përdorimin urgjent të vaksinës Moderna kundër Covid-19, gati dy javë pas miratimit të vaksinës Pfizer / BioNTech. Pas dritës jeshile nga EMA, faza e fundit është miratimi nga Komisioni Evropian, i cili pritet të vendosë së shpejti./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!