Çfarë është Fekondimi In-Vitro (IVF)?
IVF do të thotë fertilizim jashtë trupit. Mjeku i jep femrës mjekime që të prodhojë më shumë vezë .
Kur të gjitha kushtet janë që tregojnë se vezët janë gati , ato nxirren jashtë trupit me anë të një nderhyrje mini-invazive. Vezët dhe spermatozoidet e marra nga sperma e mashkullit bashkohen në laborator në mënyrë që të japin embrione.
Pas 3-5 ditësh një numër i caktuar embrionesh transferohen në mitrën e gruas gati për të dhënë një shtatzani.
Në cilat raste nevojitet IVF?
IVF rekomandohet të kryhet në rastet si më poshtë:
- Patologji e Tubave të Fallopit
- Infertilitet prej faktorit Mashkull
- Endometrioza
- Probleme Ovulimi
- Infertilitet i Pashpjegueshëm
- Mungesë suksesi me metodën IUI
Kur duhet të drejtoheni pёr vizitё tek mjeku?
Nëse jeni nën 35 vjec dhe keni tentuar te mbeteni shtatzën për një vit por pa sukses, atëherë është e këshillueshme të drejtoheni për vizitë tek mjeku i cili merret me problemet e infertilitetit. Ndërsa gratë e moshës mbi 35 vjec duhet të vizitohen tek mjeku nëse kanë tentuar 6 muaj për një shtatëzani dhe nuk kanë patur sukses.
Sa i suksesshëm është IVF?
Ekzistojnë shumë faktorë të cilët ndikojnë në suksësin e trajtimit të IVF:
- Mosha e partnerëve
- Arsyeja e infertilitetit
- Klinika dhe ekipi i mjekëve ku aplikohet kjo teknikë
Klinika jonë e fertilitetit ka një përqindje suksesi që shkon 60 – 65% por kjo përqindje ndryshon në varësi të faktorëve të ndryshëm të çiftit.
Sa kohë zgjat IVF-ja?
Faza 1: Stimulimi I kontrolluar I Vezoreve: Rreth 12 ditë
Faza 2: Formimi dhe rritja në laborator e embrioneve: 3-5 ditë
Faza 3: Transferimi i embrioneve në mitër: 1 ditë
I gjithë proçesi i IVF zgjat mesatarisht 2-3 javë. Analiza që do na tregojë nëse gruaja është shtatzane apo jo kryhet afërsisht 9-12 ditë pas kryerjes së transferimit të embrionit.
Çfarë duhet të bëjë pas transferimit të embrioneve?
Pas transferimit të embrioneve ne rekomandojme sforco minimale per 1-2 ditë dhe më pas kthim në jetën normale. Sigurisht, rekomandohet të mos kryhen sforcime fizike të mëdha.
Cilat janë rreziqet?
Në disa raste pacientët mund të zhvillojnë komplikacione si: OHSS ( Sindromi i Hiper-Stimulimit Ovarian), shtatzani ektopike (jashte-mitre), gjakrrjedhje ose infeksion pelvik, por të gjitha këto janë shumë të rralla dhe mjekët tanë do të kryejnë gjithçka është e mundur për të shmangur këto komplikacione.
Sa kushton Fekondimi In-Vitro?
IVF-ja është i kushtueshëm, psikologjikisht jo i lehtë por falë kësaj teknike shumë çifte në botë kanë arritur të kenë fëmijën në duar ndërkohë që në rrugë natyrale nuk do kishin mundur. Një cikël IVF mund të shkojë 4000-4500 euro bashkë me mjekimet. Kjo shifër ndryshon pak në të gjithë Europën porn ë ndryshim nga shumica e vendeve në Europë, në Shqipëri nuk mbulohet asnje shpenzim nga siguracionet.
A ka rreziqe në shëndetin e fëmijëve të konceptuar nëpërmjet IVF-së?
Ekzistojnë mbi 8 milion bebe të lindura nëpërmjet IVF-së sot në botë. Shumë studimet janë kryer dhe kanë nxjerr në pah se “fëmijët IVF” nuk kanë rreziqe të shtuara në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë që lidhen me teknikën e IVF-së në vetvete si në zhvillimin fizik ashtu edhe në atë mendor e akademik.
A kanë rreziqe afat-gjate hormone që përdoren gjatë trajtimit të Fekondimit In-Vitro?
Gratë të cilat nuk kanë pasur shtatzani kanë një risk më të lartë për të zhvilluar tumor të vezoreve (rreth 1.6 herë më shumë) në krahasim me gratë që kanë pasur shtatzani.
Mendohet se duke qënë se këto gra që nuk kishin shtatzani, kanë përdorur mjekime të fertilitetit, dhe u hipotezua se kishte një lidhje midis tumorit të vezoreve dhe mjekimeve. Prej vitit 1992, kur u ngrit si problem, janë zhvilluar shumë studime për këtë problem.
Asnje prej tyre nuk ka gjetur një lidhje midis mjekive që kryhen ne IVF dhe tumorit të vezoreve, të mitrës apo të gjirit.