Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet me qëllim ekstradimi 55-vjeçari

schedule11:54 - 6 Janar, 2021

schedule 11:54 - 6 Janar, 2021

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 55 vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Sipas uniformave blu i arrestuari është Xheladin Deda, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Dhunë seksuale”.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet një 55-vjeçar i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Rrogozhinë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Xheladin Deda, 55 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Dhunë seksuale”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!