Politologu Arbër Zaimi, ka komentuar situatën politike midis dy shteteve të kombit shqiptar.
I ftuari në emisionin “Refleksione”, Zaimi deklaroi se kryeministri Edi Rama dëmton marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë. “Zaimi theksoi se Rama e ka fokusuar mbështetjen e tij vetëm në një subjekt politik në Kosovë, madje vetëm tek një person, tek Hashim Thaçi.
Politologu tha se ky veprim i Ramës është i pafalshëm, duke shtuar se Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë luksin të kenë këtë ftohje midis njëra-tjetrës.
“Rama e ka fokusuar mbështetjen e tij vetëm në një subjekt politik në Kosovë, madje vetëm tek një person, tek Hashim Thaçi.
Duke mos i dëgjuar të tjerët, si kryeministër i Shqipërisë ai dëmton marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, ose të paktën tenton t’i dëmtojë këto marrëdhënie dhe kjo është e pafalshme. Unë mendoj se Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë luksin të kenë këtë ftohje midis njëra-tjetrës,” deklaroi Zaimi në emisionin “Refleksione”.
/abcnews.al/