Sapo mori detyrën, Xhaçka vendos objektivat: Do t’i adresojmë urgjentisht

schedule16:32 - 5 Janar, 2021

schedule 16:32 - 5 Janar, 2021

Olta Xhaçka mori sot detyrën e ministres së Punëve të Jashtme. E ndërsa mbajti një fjalë në konferencë me objektivat, ministrja e re ka publikuar disa foto në rrjetet sociale nga momenti kur Edi Rama dhe Gent Cakaj i dorëzuan detyrën.

“Përulur nga besimi që më është dhënë nga kryeministri Edi Rama. Mirënjohës për punën e Gent Cakajt dhe mbështetjen e tij. Këto janë periudha vendimtare për Shqipërinë, diplomacia, procesi i integrimit në BE, OKB, reforma e shërbimeve konsullore janë vetëm disa nga përparësitë që ne do të adresojmë urgjentisht’ shkruan ministrja e re.

Ministrja premtoi se do të ngrejë menjëherë një grup pune me ambasadorët më me përvojë për të piketuar një serë hapash të mëtejshëm në reformimin e shërbimit diplomatik (lexo ketu)./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!