Festat mbaruan por me peshën si t’ja bëni? Ky lëng do t’ju ndihmojë

schedule14:52 - 5 Janar, 2021

schedule 14:52 - 5 Janar, 2021

Festat mbaruan por me peshën si t’ja bëni? Festat e fundvitit janë ndër arsyet pse mund të shtoni peshë. Me fillimin e vitit, dieta bëhet parësore për shumë njerëz. Dietologët rekomandojnë ndjekjen e një diete të ekuilibruar, por megjithatë ka disa mënyra më të lehta që mund t’ju vijnë në ndihmë të largoni kilogramët e tepërt.

Për të larguar toksinat sa më shpejt dhe në të njëjtën kohë të merrni energjinë e nevojshme mjafton të konsumoni një lëng me disa përbërës që mund të gjenden lehtësisht në shtëpi. Merrni lakër jeshile, një filxhan ananas, një lugë xhenxhefil të freskët, 1 mollë, 2 degë gjethe mente dhe një filxhan ujë dhe më pas miksojini në blender. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!