Milani dhe Juventus përballen të mërkurën në një ndeshje mes të barabartësh, si rrallëherë gjatë viteve të fundit, ku bardhezinjtë kanë dominuar, duke fituar 9 tituj rresht.
Milani tashmë është ringritur dhe ndihet i fortë dhe gati për t’i lënë “targën” bardhezinjve. Por para kësaj ndeshje disa nga lojtarët kryesorë të të dy ekipeve nuk do të jenë të pranishëm.
Te Juventusi mungesat janë Morata dhe Alex Sandro. I pari është i ndëshkuar, ndërsa Sandro rezultoi sot pozitiv për Covid-19. Të dy lojtarët janë titullarë stabël për Pirlon. Te Milani lista e të dëmtuarve është më e gjatë.
Zlatan Ibrahimovic, Ismael Bennacer, Matteo Gabbia dhe Alexis Saelemaekers u stërvitën veçmas ditën e sotme dhe me shumë gjasa nuk do të jenë të pranishëm në fushë në ndeshjen e së mërkurës. Një betejë e madhe, por pa disa “të mëdhenj” brenda ajo mes “Zonjës” dhe “Djallit”. /abcnews.al