Shkencëtarët kanë zbuluar që fëmijët mësojnë disa gjëra edhe para se të lindin, dhe ne do jua tregojmë më poshtë se cilst janë këto gjëra.
1. Përjetimi i shijeve
Pas një studimi të kryer në Britani, rezultoi se fëmijët para se të lindin njejnë shijet. Më së shumti ata shijojnë hudhrën dhe karrotën.
2. Dëgjojnë tinguj
Një grup studiuesish nga Finlanda bënë një eksperiment ku dy grupe grash shtatzëna ose dëgjonin ninulla çdo ditë ose aspak. Rezultati ishte që foshnjat nga grupi i parë reaguan ndaj këngëve ndërsa grupi tjetër i foshnjave ishte indiferent. Studiuesit arritën në përfundimin se fëmijët dëgjojnë tingujt që kur ndodhen në barkun e nënës.
3. Njohin fjalët
Athena Vouloumanos, një psikologe nga Universiteti i Nju Jorkut, krahasoi reagimet e foshnjave të porsalindura ndaj të folurit dhe tingujve njerëzorë dhe zbuloi se foshnjat reagojnë ndaj të folurit. Ata janë edhe më të mprehtë kur dëgjojnë gjuhën e tyre amtare.
Hulumtimi ndihmoi në vërtetimin e një koncepti të rëndësishëm: mjedisi i mirë akustik është një domosdoshmëri për foshnjat e palindura dhe fëmijët e lindur para kohe pasi ata mund të kenë çrregullime të të folurit nëse nuk dëgjojnë mjaftueshëm të folur njerëzor./e.b-abcnews.al