Kastraveci ofron shumë përfitime për organizmin në përgjithësi dhe lëkurën në veçanti.
Këto përfitime merren duke e ngrënë këtë perime, shtrydhur ose aplikuar direkt në lëkurë.
Ju mund të përzieni në mikser kastravecin me tërshërë pluhur dhe mjaltë. Lajeni fytyrën dhe më pas aplikoni një shtresë të trashë të maskës. Mbajeni për 15 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.
Ndërkohë që mbani maskën, mund të vendosni dy feta kastraveci mbi sy për një trajtim fantastik për lëkurën.
Kastraveci jo vetëm që do të freskojë lëkurën por edhe do të largojë rrathët e zinj të syve, do të zbardhë lëkurën dhe do t’i japë asaj nur e shkëlqim rinor./abcnews.al