E publikuar për herë të parë para 36 vitesh, “Las Christmas” e Wham, grupit ku solist ishte George Michael këtë vit është renditur sërish në krye të klasifikimit britanik.
Deri në ditën e fundit të 2020-ës kënga mbante rekordin e shitjes së 1.9 milion kopjeve por pa qenë asnjëherë në krye të klasifikimit britanik. Por në ditët e para të 2021-shit, vjen dhe e papritura. Falë 9.2 milion dëgjimeve online, kënga arrin objektivin e pritur prej 36 vitesh: vendin e parë në klasifikim.
Nuk është hera e parë që kënga i afrohet vendit të parë, pasi gjatë viteve të fundit kishte ndodhur 6 herë, por asnjëherë nuk arriti në vendin e parë.
Katër vjet më parë pikërisht në ditën e krishtlindjeve, u nda nga jeta George Michael, autor dhe bashkëintepretues me Andrew Ridgeley. Ky i fundit u shpreh se ndihej shumë i lumtur dhe i habitur, por dhe i vlerësuar që kënga ikonë e krishtlindjeve më në fund kishte privilegjin e të qenit numri një. Madje ai shtoi se është nderimi i drejtë dhe i merituar ig jeniut krijues George, i cili sot do të kishte qenë shumë krenar dhe i emocionuar./abcnews.al