Uji me limon konsiderohet si një pije magjike dhe për këtë arsye shumë njerëz e kanë bërë zakon ta konsumojnë çdo ditë. Për më tepër, ndihmion në djegien e dhjamit. Por për çfarë duhet të keni kujdes nëse pini ujë me limon çdo ditë?
Sipas ekspertëve, përfitimet e kësaj pije nuk janë mit, por duhet të tregoni kujdes për konsumimin e saj. Për të marrë përfitimet e limonit duhet ta përdorni së bashku me lëvozhgën e tij pasi polifenolët ndihmojnë në humbjen e peshës kur ndiqni një dietë të pasur me yndyrë.
Limonët janë gjithashtu të pasur me vitaminë C, e cila është thelbësore për prodhimin e kolagjenit, rrit sistemin imunitar dhe aktivizon glutathione, antioksiduesi kryesor i trupit. Rekomandohet të shtoni të paktën gjysmën e një limoni në 300 ml ujë.
Uji që do të përdorni duhet të jetë i vakët sepse temperatura e lartë ndihmon në çlirimin e vitaminës C dhe polifenoleve si nga limoni ashtu edhe nga lëvorja e tij. Sipas ekspertëve, koha e duhur për ta konsumuar është në mëngjes, pasi trupi ynë kur zgjohemi është shumë i dehidruar.
Megjithatë, duhet të tregoni kujdes pasi nëse pini limon shumë shpesh ekziston rreziku i gërryerjes së smaltit të dhëmbëve dhe të konsultohuni me mjekun për të shmangur ndonjë efekt anësor. /abcnews.al