VIP-at që kanë “riformuar” botën e modës

schedule12:37 - 4 Janar, 2021

schedule 12:37 - 4 Janar, 2021

Pavarësisht se viti që lamë pas u kalua kryesisht në izolim, bota e modës ka treguar momente që nuk do të harrohen lehtë, duke nisur nga javët e modës të dixhitalizuara apo shfaqjet e modës me një audiencë streaming nga e gjithë bota.

Por një gjë që i bashkon, është përmbysja e rregullave që na kanë shoqëruar gjatë viteve të fundit. Sfilatat e realizuara online lindën me pandeminë dhe treguan mënyra të reja për të krijuar dhe përjetuar modën. Stylight ka përzgjedhur personalitetet që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë “riformim”.

Harry Styles

stilet harry

Që nga fillimi i karrierës së tij si solist, Harry Styles ka përdorur çdo mundësi për të sfiduar konceptin tradicional të burrërisë. Dalja e fundit e tij që theu stereotipe ishte në kopertinën Vogue, ku u shfaq i veshur me një fustan.

Zendaya

zendaya

Talenti i Zendaya-s si aktore shkon paralelisht me sensin e saj të stilit. Shumë paraqitje publike janë aq të paharrueshme sa veshja e saj në tapetin e kuq të “Choice Awards” apo në “Met Gala” në 2017.

Kate Middleton

kate middleton

Dukesha e Kembrixhit ka rënë gjithmonë në sy për elegancën e saj. Thjesht mendoni për pulovrat me të cilat shfaqej gjatë pranverës apo xhaketën e fryrë tek shpatullat të Alexander McQueen.

Paloma Elsesser

paloma

Paloma Elsesser është një nga supermodelet më të kërkuara për momentin. Ajo e filloi karrierën e saj si një modele plus-size falë artistit të grimit Pat McGrath, i cili e përzgjodhi për lancimin e linjës së make up-it. Që atëherë, Paloma fitoi shumë popullaritet duke ecur në pasarelat e shtëpive të modës si Fendi dhe McQueen.

Ellie Goldstein

ellie goldestein

Ellie Goldstein është një modele 18-vjeçare me sindromën Daën. Marka Gucci e zgjodhi atë si imazhi për fushatë dhe që prej asokohe nuk është reshtur së foluri për të. Gjithmonë e buzëqeshur, Ellie po “shkatërron” barrierat e një bote elitare duke iu hapur rrugë shumë vajzave që ëndërrojnë të bëhen modele.

Billie Eilish

billie eilish

Këngëtarja amerikane është një tjetër nga vajzat rebele që ka “vjedhur” vëmendjen këtë vit. Ajo thotë se zgjedhja e saj për të veshur rroba të gjera erdhi për shkak të dëshirës për të fshehur trupin e saj, por gjithmonë të zbukuruar me me detaje sa të papritura aq dhe të mahnitshme.

Rosalía

rosalia

Kur përmendet Rosalia, në mendje vijnë thonjtë e saj shumëngjyrësh dhe shumë të gjatë, veshjet monogramë nga koka te këmbët dhe flokët e gjata kafe. Një stil i fortë dhe i mirëpërcaktuar që i bën homazhe origjinës së saj dhe shkon përtej përcaktimit të thjeshtë të një këngëtari.

Ferragnez

ferragnez

Chiara Ferragni dhe Fedez janë çifti i famshëm italian që tërheqin vëmendjen për stilin e tyre. Chiara është një blogere mode, një influencuese me miliona ndjekës, ndërsa Fedez një artist, reper dhe producent muzikor. Vitin që lamë pas ata zgjodhën ta përdorin ndikimin dhe famën e tyre për të rritur ndërgjegjësimin tek njerëzit në luftën kundër Covid. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!