Gledis Dedja, që shihni në foto mbeti viktimë e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë në Elbasan. Dedja, baba i një fëmije 3 vjeç ishte pasagjer në mjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga 29-vjeçarja Klaudja Shpata.
Kjo e fundit është arrestuar nga polica për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Nga pamjet e aksidentit shihet teksa mjeti “Volkswagen” me shpejtësi të madhe përplaset me minibusin me pasagjerë.
Kujtojmë se si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur edhe pesë pasagjerë të minibusit, të cilët po ktheheshin nga juglindja. g.v/abcnews.al