Ish-trajneri i Romës dhe Interit, Luciano Spalletti, mund të rikthehet sërish në stol. Është kombëtarja e Kilit ajo që ka kontaktuar italianin, pasi trajneri aktual, Reinaldo Rueda, është rikthyer në stolin e Kolumbisë.
Sipas raportimit të “Alairelibre.cl”, Federata Kiliane ka kërkuar Spalletin, i cili në fakt po kërkon të rikthehet, por janë dy pengesa për t’u kapërcyer që ky transferim të ndodhë. E para është çështja e gjuhës. Tekniku italian nuk flet spanjisht dhe kjo mund të përbëjë një problem jo të vogël.
E dyta është çështje ekonomike, pasi paga e një trajneri si Spalletti nuk mund të përballohet nga një kombëtare si e Kilit. Kujtojmë që 61-vjeçari nuk ka drejtuar më asnjë ekip që kur u largua nga Interi në majin e vitit 2019 dhe nuk ka qenë kurrë në krye të një kombëtareje. /abcnews.al