Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Banorët pastrojnë 30 tonë mbetje plastike në ishullin indonezian

schedule09:39 - 4 Janar, 2021

schedule 09:39 - 4 Janar, 2021

Tonelata me plehra janë pastruar në plazhin Kuta, në Bali. Vendasit morën vendimin për të pastruar bregdetin gjatë festave dhe u organizuan në ditën e parë të vitit.

Banorët e zonës Badung në ishullin Indonezian pastruan gati 30 ton mbeturina.

“Rreth 70 % e mbeturinave ishin plastikë”, tha Antara koloneli i Made Mahaparta nga Komanda Ushtarake Rajonale Udayana.

Ndërkohë kreu i zyrës së Mjedisit, Wayan Puja fajësoi autoritetet për keqmenaxhim të situatës.

Ndotja nga plastika është një problem shqetësues i evidentuar prej kohësh në Indonezi.

Ndërkohë gjatë muajit prill qeveria nisi një plan për të ulur ndotjen nga plastika duke planifikuar të ulte me 70% ndotjen në det deri në vitin 2025.

Por megjithatë plazhi i Kutas përballet çdo vit me ndotje të niveleve të larta, po ashtu edhe pandemia e COVID-19 ishte një nga goditjet më të mëdha që mori turizmi në Bali.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!