Gruaja më e vjetër në botë feston ditëlindjen dhe mbush 118-vjeçe

schedule19:10 - 3 Janar, 2021

schedule 19:10 - 3 Janar, 2021

Kane Tanaka, është gruaja më e moshuar në botë. Ditën e djeshme, ajo mbushi 118 vjet.

Japonezja është e njohur edhe nga Libri i Rekordeve të Guinessit si gruaja më e vjetër në botë.

118-vjeçarja ka lindur më 2 janar 1903 ndërsa ditëlindjen e festoi në një shtëpi kujdesi në Fukuoka të Japonisë Perëndimore ku ajo jeton.

Me duartrokitje dhe buzëqeshje, Tanaka thotë se planifikon të jetojë deri në moshën 120-vjeçare.

“Tanaka është në gjendje të mirë shëndetësore, ushqehet tre herë në ditë dhe ushtron ndërsa për shkak të COVID-19, nuk i lejohet të takohet me asnjë të afërm”, tregoi shtëpia e kujdesit. l.k/abcnews.al