Merr fund tmerri. Pas më shumë se një ore policia kufitare e Vlorës në bashkëpunim me forcat e Fierit kanë shpëtuar dy vëllezërit sërfistë që mbetën të bllokuar në det, pasi balona me të cilën po bënin sërf u ça.
Policia njofton se dy vëllezërit E. S. 28 vjeç dhe S. S. 48 vjeç, banues në Havales Fier u shpëtuan dhe po transportohen në spitalin e Fierit, ndërsa janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Gazetarja e “ABC”-së në Fier Valbona Davidhi raportoi se dy vëllezërit pasditen e sotme kishin dalë për sërf, por aventura i la në mes të detit, pasi u ça balona.
Pas sinjalizimit, policia e Fierit u vendos në lëvizje dhe në bashkëpunim me policinë kufitare të Vlorës arritën që të shpëtonin dy vëllezërit./ db/Abcnews.al