Në Itali vijon që të jetë në qendër të vëmendjes ngjarja e vrasjes dhe copëtimit të trupave të çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho, ku e akuzuar dhe arrestuar deri tani është ish-partnerja e djalit të shqiptarëve, Elona Kalesha.
Mediat italiane shkruajnë se karabinierët kanë bërë një “vizitë” blic në një kompani në një qendër industriale në Empoli.
Arsyeja? Materiali i përdorur për “paketimin” e çiftit shqiptar në valixhe mund të ndihmojë hetuesit të mbyllin rrethin e vrasjes së dyfishtë.
Autoritetet italiane po hetojnë më tej për të zbuluar enigmën dhe bashkëpunëtorët e 36-vjeçares shqiptare, e cila e copëtoi çiftin në ditët e para të nëntorit 2015.
Pasi “paketoi” eshtrat e prindërve të ish të dashurit, Taulantit, Elona Kalesha mendoi se gjithçka ishte harruar dhe ia hodhi, por tashmë ndodhet pas hekurave./ db/Abcnews.al