Abcnews.al ishte pranë çdo familje shqiptare përgjatë gjithë vitit 2020. Një vit që nisi me sfidën e madhe të tërmetit të 26 nëntorit të 2019 ndërsa më pas përmbajtjen kryesore prej muajit mars e zunë lajmet mbi COVID-19.
WEB-i i Abcnews.al është kthyer ndër faqet më të ndjekura brenda vitit 2020. Çdo lajm për ne është i rëndësishëm, por ka pasur mes tyre që kanë ngjallur më shumë interes se pjesa tjetër duke u klikuar miliona herë.
Lajmi më i lexuar është pikërisht lajmi për mbërritjen e koronavirusit në Shqipëri në muajin Mars. Ndërsa lajmi i dytë më i lexuar daton rreth një vit më parë, mbi vrasjen e Kastriot Reçit, kur Abcnews.al zbardhi ekskluzivisht dosjen e prokurorisë. Po në të njëjtën datë, është edhe lajmi i tretë më i lexuar, një tjetër informacion ekskluziv i publikuar në Abcnews.al lidhur me skemën e përdorur nga atentatorët për të ekzekutuar Kastriot Reçin.
Një tjetër ngjarje e bujshme e vitit 2020 ishte atentati ndaj Ardjan Çapjas në Elbasan. Lajmi i katërt më i lexuar është fotoja e publikuar nga Artan Hoxha për snajperin e përdorur nga atentatorët.
Më 27 prill, intervista e epidemiologut Eduard Kakarriqi me gazetarin Endri Xhafo lidhur me vaksinën e turbekulozit dhe lidhjen e saj me mbrojtjen nga COVID i klikua miliona herë.
Në shkurt të vitit 2020 gazetari Artan Hoxha zhvilloi një intervistë ekskluzive me Dritan Rexhepin nga burgu në Kuito lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij në Shqipëri, mes të cilave një ngjarje e bujshme në atë kohë, rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës. Dy pjesët e kësaj interviste të publikuara në Abcnews.al janë renditur mes lajmeve më të lexuara.
Lajmet më të lexuara sipas klikimeve
1- Koronavirusi arrin në Shqipëri, konfirmohen dy rastet e para
3-EKSKLUZIVE/ Qiramarrësi ktheu vetëm një çels: Si u përgatit në katin e 9 ekzekutimi i Kastriot Reçit
4-Artan Hoxha nxjerr foton e snajperit që qëlloi Çapjan: Bosat e vjetër të krimit janë futur në kulla
Viti 2021 na gjen akoma më pranë jush si një ndër mediat tuaja më të besuara! Ne do vazhdojmë t’iu informojmë mbi të vërtetën ndërsa ju vazhdoni të na ndiqni.
Faleminderit që jeni pjesë e familjes sonë!/mv.abcnews.al