Drejtoria e Gjendjes Civile i përgjigjet KQZ-së: Rreth 1 mln banorë nuk kanë mjet identifikimi

schedule19:13 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 19:13 - 31 Dhjetor, 2020

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i është përgjigjur kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi lidhur me numrin e qytetarëve që u ka skaduar dokumenti dhe nuk e kanë rinovuar ende deri në ditën e fundit të vitit 2020, si dhe atyre që dokumenti i bëhet i pavlefshëm në datën e zgjedhjeve parlamentare, 25 Prill 2021.

Në letrën e drejtorisë së Gjendjes Civile thuhet se numri i atyre që nuk e kanë rinovuar dokumentin e identifikimit është 873 000 persona ndërsa numri i atyre që u skadon mjeti identifikimit më 25 Prill është 189 000 persona.

“Në përgjigje të shkresës suaj me nr. 2210, prot. datë 07.12.2020 me lëndë “Kërkesë për informacion”, ju bëjmë me dije si më poshtë:

Numri total i shtetasve të cilëve u ka skaduar dokumenti i identifikimit biometrik dhe ende nuk e kanë rinovuar deri më datë 31.12.2020 është 873 000 shtetas.

Numri total i shtetasve të cilëve dokumenti i identifikimit biometrik u bëhet i pavlefshëm më datë 25 Prill 2021 është 189 000 shtetas.

Theksojmë se 10% e këtyre shifrave janë shtetas që kanë ndërruar jetë dhe një pjesë tjetër jetojnë jashtë Shqipërisë. Ju falenderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në përgjigje./mv.abcnews.al