Çako: Besëtytnitë për ndërrimin e viteve të krijuara nga njeriu dhe të “veshura” me autoritet hyjnor

schedule17:51 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 17:51 - 31 Dhjetor, 2020

Miron Çako, përgjegjës i katekizmit në kishën ortodoksen ka folur në studion e ABC me gazetarin Endri Xhafo lidhur me besëtytnitë e shqiptarëve me rastin e natës së ndërrimit të viteve. Çako deklaroi se ka disa besëtytni që dënohen nga çdo fe, të krijuara nga njeriu dhe të “veshura” me autoritet hyjnor.

“Krishti është një person. Krishti është fjala dhe fjala krijoi kohën. Ne duhet të lidhemi me perëndinë. Brenda kësaj kohe ne konceptohemi dhe pastaj ne hyjmë në gjendjen pa kohë, Koha duhet matur dhe përdorur. Ne përdorim në Kishë dy kalendare. Ka disa rituale që ndiqen për Vitin e Ri. Të hysh me këmbën e djathtë, të kesh portofolin plot me lekë.

Duhet të shlyesh borxhet atë ditë. Duhet që tavolina të jetë e shtruar. Po na gjeti në gjumë do e kalojmë në gjumë edhe vitin tjetër. Duhen gatuar thjerrëza. Çdo gjë ka një histori. Besëtytni është diçka që ti mendon se është fatsjellëse. Besëtytnitë i dënon çdo fe. Ajo është diçka e krijuar nga njeriu i cili jep atyre autoritet hyjnor”, tha Çako.

Ai deklaroi se njeriu i falet një druri si të ishte Zot duke fyer dinjitetin e tij. Ndalur tek tradita e gjelit të detit, Çako tha se është e huazuar dhe është përshtatur si shqiptare.

“Njeriu i falet një druri si zot duke fyer dinjitetin e tij dhe tallet nga demonët dhe në vend të krijuesit i çojnë njerëzit te krijesa. Shumë njerëz sot e kanë bërë gjelin e detit prioritar. Gjeli i detit nuk është traditë e jona si shqiptarë. Tani është bërë sikur është traditë e jonë. Këto janë tradita që qarkullojnë në botë. Kisha ka vitin e saj Kishtar që vazhdon me 1 Shtator.

Me kalendarin gregorian u zhvendos në 1 Janar. 2020 la gjurmë shumë te thella te ne. Unë dua të them që kjo është pasojë e mëkatit. Nuk është thjesht një virus. Ky brez ka një egoizëm euforik. Çështja është se ne i dimë këto. Urojmë që viti që vjen të vijë me bekim. Dhe bekimi vjen me pendim. Duke u penduar, duke korrigjuar aq sa mundemi atëherë gjërat do të ndryshojnë. Pendesa është të ndryshosh atë që është e gabuar”, deklaroi ai./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!