Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta: Përshëndes realizimin me sukses të Korridorit Jugor të Gazit

schedule15:14 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 15:14 - 31 Dhjetor, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur realizimin e Korridorit Jugor të Gazit, iniciativë e Komisionit Europian dhe pjesë e Projektit TAP.  Sipas asaj që shkruan kreu i shtetit, vendosja operacionale e këtij korridori “është me rëndësi të madhe për rajonin, në veçanti për Shqipërinë.”

Rëndësia e Korridorit Jugor të Gazit, shkruan Meta, është jo vetëm për sektorin e energjisë dhe gazifikimin, por edhe për efektet shumë pozitive në ekonominë kombëtare dhe “zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë.”

POSTIMI 

“Përshëndes realizimin me sukses të Korridorit Jugor të Gazit, iniciativë e Komisionit Europian dhe pjesë thelbësore e Projektit TAP.
Vendosja tërësisht operacionale e Korridorit Jugor të Gazit, është me rëndësi të madhe për rajonin, në veçanti për Shqipërinë, jo vetëm për sektorin e energjisë dhe gazifikimin, por edhe për efektet shumë pozitive në ekonominë kombëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë.”  s.b/abcnews.al/

Përshëndes realizimin me sukses të Korridorit Jugor të Gazit, iniciativë e Komisionit Europian dhe pjesë thelbësore e…

Posted by Ilir Meta on Thursday, December 31, 2020

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!