Vrau dy motrat, arrestohet 59 vjeçari në Tiranë

schedule12:29 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 12:29 - 31 Dhjetor, 2020

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e Përparim Ademit, autori i vrasjes së dy motrave në zonën e Astirit në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjtje, ku 59 vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka vrarë me automatik bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj.

Policia bën me dije se krimi ka ndodhur në sy të fëmijëve të mitur të një prej viktimave.

LEXO EDHE: EMRAT/ 59 vjeçari vret të dashurën dhe motrën e saj në Tiranë, identifikohen viktimat

Deri më tani policia bën me dije se shkak për këtë ngjarje mund të jetë bërë refuzimi i bashkëjetëses mes çiftit.

Njoftimi i policisë:

Policia e Tiranës vë në pranga autorin e krimit të dyfishtë.

Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi.

Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!