Doni të humbisni peshë shpejt? 4 gjëra që duhet të keni parasysh

schedule22:52 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 22:52 - 30 Dhjetor, 2020

Humbja e peshës mund të jetë vërtet e vështirë, pasi njerëzit përpiqen të qëndrojnë në dieta të ndryshme apo të bëjnë ushtrime rraskapitëse. Për të arritur rezultatet e dëshiruara duhet vullnet, punë dhe përkushtim nga ana juaj. Për një rezultat të shpejtë dhe në një kohë të shkurtër, duhet të keni parasysh disa gjëra.

Vraponi

Vrapimi është një nga mënyrat më të mira për të djegur sa më shumë kalori. Nëse nuk iu pëlqen të vraponi, zgjidhni ndonjë mënyrë tjetër për shembull duke ecur me biçikletë apo duke u hedhur me litar.

Hani shpesh, por me racione të vogla

Duhet të konsumoni më shumë se 3 vakte në ditë, por jo në sasi të mëdha ushqimi. Niseni mëngjesin me drithëra, ndërsa gjatë ditës konsumoni dhe fruta të thata pasi do t’ju japin energji. Drekën duhet ta konsumoni të plotë.

Pini shumë ujë

Në vend të pijeve të tjera, konsumoni vetëm ujë sa herë të keni etje. Duhet të konsumoni të paktën 1.5 litra ujë në ditë. Rekomandohet të pini shumë përpara se të hani pasi do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur pa qenë e nevojshme të konsumoni shumë ushqim.

Flini gjumë mjaftueshëm

Pagjumësia apo fjetja pa një orar të caktuar mund të shkaktojnë shtim në peshë, për shkak të çrregullimit të organizmit tuaj. Caktojini vetes një regjim dhe mos harroni të përmbushni 8 orarëshin çdo natë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!