Një numër i lartë i personave të infektuar me Covid është shënuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 2.366 teste, ndërsa janë regjistruar 493 raste të reja me COVID-19, dhe 15 persona kanë humbur jetën.
Në Shkup-210, Kumanovë-28, Shtip-14, Prilep-14, Tetovë-7, Strugë-6, Veles-34, Manastir-15, Ohër-24, Kavadar-32, Gostivar-10, Gjevgjeli-17, Strumicë-17, Kriva Pallankë-6, Radovish-7, Krushev-1, Koçan-5, Probishtip-3, Makedonski Brod-1, Demir Hisar-1, Pehçev-5, Berov-6, Vallandov-5, Vinicë-1, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-9, Resnjë-5, Negotinë-8.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 82.794 persona. /abcnews.al