Medlir Mema profesor në universitetin Ndërkombëtar të Tokios në një intervistë për Radar në ABC ka komentuar situatën politike në të cilën ndodhet vendi ynë.
Mema në një intervistë për gazetaren Jonida Shehu është shprehur se pandemia na mësoi se ne duhet të jemi më të fortë dhe të bashkuar për të përballuar sfidat që na presin.
Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk është e drejtë dhe nuk jemi në nivelin për të bërë ironi me BE-në.
“Çështja është se qeveria shqiptare ka përgjegjësitë e saj politike shoqërore mbi shpatullat e Ramës qëndron dhe përgjegjësia dhe nga ana tjetër pandemia ka manifestuar një lloj egoizmi dhe BE si dhe shumë qeveri të tjera janë përqendruar brend por nuk është e drejtë që të vëmë një peshë të tillë. Jam i lumtur që Rama sot ka ndare dhe lajmin për sigurimin e një vaksine dhe pse akoma nuk ka sasi se sa do të bëhet i mundur. BE ka dashur që të dërgojë një mesazh që të tregojë se është i bashkuar për luftën ndaj Covid, ne nuk na shkon si Shqipëri që të përdorimin ironi dhe sarkazën ndaj BE-së.
Vitin 2020 unë e konceptoj si një vit menteshë që na jep mundësinë që të mbyllim kapakët e një tranzicioni prej 3 dekadash në çdo aspekt, ekonomik dhe në marrëdhënie të ndryshme me vendet e tjera fqinje që vjen si pasojë e verbërisë ekonomike, klasës politike etj”, ka thënë ai.
Ndër të tjera ai ka theksuar se pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje është e rëndësishme ndaj secili duhet të mbaje përgjegjësi dhe të bëjë më të mirën që një gjë e tillë të mundësohet me 25 prill.
“Pandemia na mësoi varësinë tonë totale mbi teknologjinë, nëse ka diçka që kjo qeveri apo ajo që do të vijë në 25 prill është mundësia dhe aftësia jonë si shtet për të ndërtuar mbi të ardhmen e teknologjisë. Në 10 vitet e ardhshme pritet që ekonomisë botërore ti shtohen 13 trilon dollarë në varësi të teknologjisë kompjuterike dhe informatike, dhe kjo është një gjë që duhet të ketë dhe çdo qeveri në vendin tonë. Ne duhet të ndryshojmë modelin e qeverisjes.
Diaspora është pjesë e përditshmërisë e dilemave pasi kemi familjarë tanë. Diaspora është po aq e shpërndarë në aspektin politik sa janë dhe zgjedhësit brenda, këtu bëhet fjalë për të drejtën e shqiptarit dhe diaspora e ka një të drejtë të tillë. Mendoj se zgjedhjet e prillit nuk duhet të jenë të përsosura por duhet të jenë të mira përsa i përket votës së diasporës”, ka thënë ndër të tjera profesor Mema./abcnews.al