Liberty Barros arrin të përkulet në pozicione të pazakonta falë talentit të saj unik. Për këtë arsye, ajo ka marrë dhe pseudonimin Elastigirl, pas personazhit në filmat e Disney dhe Pixar te “The Incredibles”. 12-vjeçarja tregon se e zbuloi talentin e saj kur po shikonte një video të Rihannës dhe po përpiqej të imitonte lëvizjet e saj, shkruan Daily Mail.
Që atëherë, ajo ka udhëtuar nëpër botë me grupe cirku, duke vizituar Tajlandën, Malajzinë, Portugalinë dhe Hollywood-in, për të treguar aftësinë e saj gjimnastike. “Ishte një ndjenjë kaq e çuditshme në fillim.”, tha Liberty.
Babai i saj, i cili është dhe menaxheri i saj tha: “Është çmenduri ajo që mund të bëjë dhe mjekët nuk e dinë pse dhe si mundet ta bëjë këtë. Një fëmijë vërtetë unik”. /abcnews.al