Trupi i pajetë është gjetur nga një gjahtar në zonën e Vilia-s në Athinë pak më parë duke vënë në lëvizje policinë greke.
Nga të dhënat paraprake mësohet se trupi, i zhveshur i përket një gruaje. Trupi ishte i dekompozuar dhe dyshohet se gjendej aty për një kohë të gjatë.
Në brendësi të valixhes janë gjetur edhe të brendshmet e saj dhe asgjë tjetër.
Vendi ku është gjetur valixhja i përket një zonë larg qytetit dhe dyshohet se ajo është hedhur aty nga persona ende të paidentifikuar. /abcnews.al