Ndonjëherë kur përpiqeni të heqni qafe zbokthin, mund ta përkeqësoni më keq. Për shembull, mund të lani flokët shumë shpesh ose shumë rrallë. Dhe mënyra se si i lani flokët mund të sjellë ndryshim.
I lani flokët me shampo shumë rrallë ose shumë shpesh.
Kur i lani flokët shumë rrallë, sebumi mblidhet në lëkurën e kokës dhe së bashku me djersën, krijon një ambient perfekt për shfaqjen e zbokthit. Nga ana tjetër, shampoja nuk duhet të përdoret çdo ditë. Specialistët rekomandojnë t’i lani flokët me shampo çdo 2 ose 3 ditë apo më shumë.
Nuk përdorni zbutës.
Kur lani flokët mund të hiqni sebumin natyral, përveç papastërtive dhe mbetjeve të tjera. Ky sebum duhet të plotësohet nëpërmjet zbutësit. Zbutësi rrit shkëlqimin dhe volumin e flokëve si dhe parandalon tharjen e tepërt.
Nuk i lani dhe shpërlani siç duhet.
Larja e flokëve përmirëson qarkullimin dhe largon qelizat e vdekura të lëkurës. Duhet t’i pastroni flokët çdo ditë për të shmangur krijimin e zbokthit. Pas shpërlarjes, mund të mbesin disa mbetje në kokë që mund të jenë mjedisi i përsosur për riprodhimin e zbokthit.
Nuk përdorni një shampo specifike për zbokthin.
Shampot normale në treg mund të çojnë në acarimin e skalpit dhe krijimit të zbokthit për shkak të përbërësve. Është e rëndëishme të përdorni një shampo posaçërisht për zbokthin.
Stresoheni shumë.
Kur stresoheni, sistemi imunitar vuan dhe kjo çon në rritjen e vajit në flokë dhe krijimin e kërpudhave. Bëni një shëtitje të gjatë për t’u relaksuar, bëni yoga ose një banjë të ngrohtë herë pas here që të relaksoheni.
Konsumoni ushqime me shumë sheqer.
Sheqeri gjithashtu mund të ndikojë në shëndetin e flokëve tuaj duke krijuar një çekuilibër të hormoneve në trup. Kjo rrit nivelet e sheqerit në gjak, dhe në këtë mënyrë gjëndrat fillojnë të prodhojnë më shumë vaj. Prandaj flokët mund të bëhen me yndyrë më shpejt.
Nuk ushqeheni si duhet.
Produktet e qumështit dhe yndyrnat e ngopura rrisin inflamacionin dhe prodhimin e sebumit. Për ta kontrolluar këtë, përpiquni të hani ushqime të pasura me zink dhe vitamina B. Bananet kanë shumë ushqyes, por mos harroni të konsumoni dhe arra, avokado ose mish të kuq pasi janë burime të shkëlqyera të zinkut.
Nuk e masazhoni skalpin e kokës.
Mos harroni ta masazhoni butësisht lëkurën, pasi ndihmon në qetesimin e kokës dhe pengon krijimin e zbokthit. /abcnews.al