Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi i ftuar në studion e ABC këtë të martë ka komentuar zhvillimet më të fundit në lidhje me zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Jon.
Idrizi në një intervistë për gazetarin Endri Xhafo është shprehur se dekreti i miratuar nga qeveria greke nuk ka të bëjë me zgjerimin nga 6 në 12 milje por është një dekret që vendos për vijën bazë të detit.
Ndër të tjera ai ka theksuar se në marrëveshjen e bërë në 2018 ka një gabim dhe që kryeministri nuk punon për rregullimin e saj por vijon të bëjë lojëra fjalësh.
Sipas Idrizit në marrëveshjen mes Greqisë dhe Shqipërisë nuk ka të bëjë me zgjerimin territorial por ka të bëjë me hapësirën ekonomike.
“Që nga viti 2017 ku ka filluar detanta e madhe e Bushatit me Kotzias ne informoheshim vetëm nga pala greke. Dekreti i fundit kishte të bënte vetëm me mbylljen e vijës bazë dhe nuk kishim të bënim me deklarimin e kalimit nga 6 në 12 milje. Pala shqiptare informohet vetëm nga mediat greke.
Ne që në fillim kemi pas një deklaratë të kryeministrit të Greqisë në shtator që thoshte se Greqia do të zgjerohej nga 6 në 12milje. Gjithashtu dhe një deklaratë e ngjashme ishte dhe e Tsipras, i cili u tërhoq pas reagimit të Turqisë. Tashmë ne jemi të interesuar vetëm për atë pjesë që na intereso për të cilën na është hedhë poshtë, unë nuk kam deformuar fjalën e kryeministrit të Greqisë që thoshte që do të sillte zgjerimin e detit nga Joni me 12 milje.
Pas kësaj kemi edhe deklarimin e ministrit të Jashtëm që theksonte që e kishte njoftuar palën shqiptare, dhe të gjithë ato që thonë se nuk është gjë dhe për të gjithë ato që thonë se nuk ka të bëjë me ne siç thoshte Rama po u bëj me dije se Greqia kufinjte i ka caktuar që në 1936 dhe ka 30 vjet nga vendosja e Shqipërisë dhe u kujtua sot unë kam qenë shumë i vëmendshëm dhe kam deklaruar dhe e kam ftuar kryeministrin që duhet që të dëgjojë të gjithë ekspertët në lidhje me këtë çështje.
Më e diskutueshme është zona ekonomike dhe ajo që më bën përshtypje në marrëveshjen Greqi-Itali ishte se ajo theksonte se do të zgjerohem në anën e Korfuzit dhe do të lejon peshkarexhat italiane dhe ne duhet të ishim të vëmendshëm, nuk është dekreti për zgjerimin nga 6 në 12 milje por është mbyllja e vijës bazë të Korfuzit, Othonoi dhe Erikuza. Në 2018 na u tha se Shqipëria kishte një marrëveshje thuajse gati që ishte më e mirë se ajo më parë, në këtë marrëveshje duhet që populli të kërkonte dhe shpjegim se çfarë kishte ndryshe ajo marrëveshje nga ajo e 2010 që e hodhi poshtë gjykata kushtetuese. Jemi një shtet rrumpallë. Vendimi i gjykatës kushtetuese nuk thotë që po diskutohet për zgjerimin territorial por vetëm për zonën ekonomike. Para se një marrëveshje të shkojë në gjykatë ka marrëveshje por kryeministri sërish na thotë se ato ku kanë mundësi do të shtrihen ku nuk shtrihet dhe ka diskutim do të shkojmë në gjykatë.
Ky është një moment që të gjithë palët të bëhen të gjitha bashkë, ne heqim dorë dhe ja delegojmë gjykatës për të diskutuar për kufijtë. Ne kemi përballë një sfidë që ne duhet të ulemi dhe të zgjidhim këto mosmarrëveshje që ekzistojnë mes dy vendeve që akoma ka një ligj luftë dhe ka disa interesa që nuk ka pse mes dy vendeve. Është absurde që dy vende fqinj të kenë një ligj lufte mes tyre” , ka thënë idrizi. /abcnews.al