Shuhet punonjësi i FSHF, Duka ngushëllon familjarët me mesazhin e ndjerë

schedule11:58 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 11:58 - 29 Dhjetor, 2020

Ndahet nga jeta një prej punonjëve të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe lajmin e jep vetë kreu i këtij institucione, Armand Duka. Përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, ai bën me dije se Florian Shkreta është ndarë nga jeta. Nuk mungojnë ngushëllimet për familjarët e Shkretës, i cili kishte një sëmundje të rëndë dhe ditën e sotme e humbi betejën më të rëndësishme.

“Shumë i pikëlluar për lajmin e ndarjes nga jeta të Florian Shkretës. Flori ishte një nga bashkëpunëtorët më të vyer të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe punonte prej disa vitesh me futbollin e fëmijëve në projektin Grow për Zyrën Rajonale të FSHF në Tiranë.

Një njeri i përkushtuar, serioz në punë e që ka dhënë një kontribut të çmuar për fëmijët, të cilët ai i donte aq shumë. Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura në këto çaste. Largimi i tij i parakohshëm nga jeta na ka trishtuar shumë.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shkreta dhe të afërmve të tij. Familja jonë e futbollit do ta kujtojë gjithmonë me respekt e nderim Florianin.  Qoftë i paharruar kujtimi yt”, shkruan Duka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!