Eugjen Gargjola është violinisti shkodran, që ka një karrierë të sukseshme jashtë kufijve shqiptar.
Ai është pjesë e orkestrës së Konservatorit në Mantova të Italisë dhe prej vitesh ka performuar në skena të ndryshme ndërkombëtare.
Në një lidhje direkte për ABC e Mëngjesit, ai ka treguar gjithçka rreth vetes, karrierës së tij dhe koncerteve të pazakonta që ka zhvilluar.
“Kam ik në vitin 1992 dhe kulturën time për jazzin e kam nga babai im. Kam ik në Itali dhe kam studiuar Konsvervatorin. Njëkohësisht, Gjon Shllaku është daja im, dirigjent i korit të ‘Prenk Jakovës’. Tashmë jam pjesë e orkestrës së Madovës”.
Eugjeni ka zhvilluar një koncert të pazakontë kur dy vajzat e tij binjake erdhën në jetë:
“Kam 6 vite e gjysmë që jam bërë prind, kam dy vajza binjake. Është ai momenti kur ti je mirë dhe duhet të kujtosh që ke qenë edhe më keq. Edhe duhet të mendosh që edhe dikush po kalon atë që ke përjetuar ti”.
Një koncert për të sëmurët terminal për Krishtlindje:
“Të jesh aty është një sensasion tepër I fortë dhe aq me vlerë. Unë kam fatin që të jem aty se ka shoqata që ndihmojnë. Nuk është se ndryshoj jetën e tyre, po thjesht shpirti i tyre për ta rikthyer edhe një herë si kanë qenë”.
Edhe një koncert “pandemik” për Krishtlindje: “Koncertin e bahut për dy violina dhe disa pjesë të Mauro Negrit që është profesor në Konservator”. l.k/abcnews.al