Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia ka shënuar numrin më të ulët të infektimeve me koronavirus që nga muaji korrik.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 700 testime kanë rezultuar pozitivë 83 persona dhe kanë humbur jetën 11 pacientë.
Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar gjithsej 419 persona brenda 24 orëve të fundit.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i testimeve me Covid është 394 329, mes të cilëve 81 804 kanë rezultuar të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën 2,456 pacientë. /abcnews.al