Drejtori i Shërbimit Spitalor Universitar në Kosovë, Valbon Krasniqi, gjatë një Klinikën e Pediatrisë, ndoqi nga afër punën me trajtimin e fëmijëve të prekur me virusin COVID-19.
Ai falënderoi personelin mjekësor për punën e madhe, ndërsa i inkurajoi që të vazhdojnë të jenë në krye të detyrës.
Ndërkohë në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që nga fillimi i pandemisë janë trajtuar 73 fëmijë të prekur me COVID-19, fatkeqësisht një fëmijë, i cili kishte edhe probleme tjera shoqëruese, humbi jetën.
Pediatria ka ngritur njësinë COVID në hapësirat e saj më 25 korrik, e cila funksionon me kapacitet të plotë, duke ofruar shërbime shëndetësore për të gjithë pacientët e dyshuar apo të konfirmuar me COVID-19.
/abcnews.al/