Nis vaksinimi kundër COVID-19 në Gjermani, personi i parë është një 101 vjeçare

schedule20:53 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 20:53 - 26 Dhjetor, 2020

Gjermania këtë të shtunë ka nisur dhe vaksinimin e qytetarëve të saj vetëm disa orë pas dorëzimit të dozave të para.

Mediat bëjnë me dije se personi i parë që është vaksinuar në Gjermani është 101-vjeçarja, Edith Kwoizalla.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn në një konferencë për mediat është shprehur se vaksina është thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të kthyer jetën në normalitet.

Ndër të tjera raportohet se në Gjermani të parët që janë në listë për të marrë vaksinën janë personat më të vjetër se 80 vjeç dhe njerëzit që janë më të rrezikuar.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Gjermani janë konfirmuar të infektuar me Covid , 1,627,103 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 29,422 pacientë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!