Suedia është vendi i radhës i cili ka konfirmuar raste me variantin e ri të Covid që u shfaq në Britani.
Mediat e huaja bëjnë me dije se një person i cili ka qenë në Britani, pas mbërritjes në Suedi dhe rezultoi pozitiv, tha të shtunën Agjencia Suedeze e Shëndetësisë. Autoritete suedeze kanë theksuar se personi i parë i konfirmuar me variantin e ri të Covid është në izolim dhe deri më tani nuk ka ndonjë person tjetër që ka shfaqur simptoma të ngjashme.
Ndërkohë në Francë, ministria e shëndetësisë se një francez i cili kohët e fundit kishte mbërritur nga Londra ishte testuar pozitiv për variantin e ri të virusit. Varianti i ri, i cili është përhapur me shpejtësi në Anglinë e Jugut, mendohet të jetë më ngjitës se të tjerët që janë në qarkullim.
Disa vende të Bashkimit Evropian vendosën kufizime për udhëtarët nga Britania mes shqetësimeve rreth variantit të ri të virusit. Ndërsa qeveria amerikane duke filluar nga e hëna do të kërkojë që të gjithë pasagjerët e linjave ajrore që nisen nga Mbretëria e Bashkuar të testohen për koronavirus 72 orë para nisjes./abcnews.al