Shumë gra përjetojnë strija gjatë shtatëzënisë dhe veçanërisht në muajt e fundit.
Para së gjithash, duhet të dini që strijat nuk shfaqen vetëm gjatë shtatzënisë, ndërsa nuk janë “privilegji” ekskluziv i grave, pasi burrat gjithashtu kanë strija. Duket se mekanizmi i shfaqjes së strijave ka si pikënisje ushtrimin e tensionit në lëkurë. Prandaj, sa më shumë që lëkura të “shtrihet”, aq më shumë ka gjasa që të shfaqen strijat. Kështu, gjatë shtatzënisë, pjesët e trupit që “vuajnë” më shumë janë sigurisht barku, por edhe vithet, kofshët dhe gjinjtë.
Strijat, sidoqoftë, shfaqen edhe jashtë shtatzënisë, kur kemi luhatje të konsiderueshme në peshë dhe gjatë adoleshencës, kur vajza apo djali rriten papritmas më të gjatë. Në përgjithësi, mund të thuhet se strijat formohen kur lëkura nuk është mjaft elastike për të ndjekur rritjen e madhësisë së pjesës përkatëse të trupit, të cilën ajo e mbulon. Në këtë rast, në substratin elastik të lëkurës shfaqen një lloj dëmtimesh lineare, që i ngjajnë çarjeve. Këto plagë shndërrohen në shenja, të cilat korrespondojnë me strijat. Sidomos në lidhje me shtatzëninë, është formuluar teoria që hormonet e shtatzënisë mund ta bëjnë lëkurën e një gruaje më të ndjeshme ndaj strijave. Kjo teori, megjithatë, nuk është e pranuar botërisht brenda komunitetit shkencor. l.k/abcnews.al