Në Serbi janë tërbuar dhe shkak është bërë emërtimi i një stadiumi me emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Në Google Map, stadiumi “Athletik” në zonën e Kraljevës, është emërtuar me emrin e heroit kombëtar shqiptar.
Ata që e kanë vënë re emërtimin janë habitur dhe tërbuar edhe për shkak se emërtimi ishte bërë në shqip. “Blic” ka publikuar edhe disa nga komentet e bëra nga serbët në rrjetet sociale, duke treguar edhe si është përjetuar ndryshimi i emrit të stadiumit.
“Pavarësisht nëse ka qenë një sulm nga piratë interneti apo provokim, kushdo që e bëri tregoi një injorancë të madhe”, shkruan një prej serbëve. Një tjetër aludon kështu: “Ata kanë marrë urdhër nga Thaçi”.
Nuk mungon revolta për aplikacionin: “Reagoni ndaj Google vëllezër”. “Skënderbeu është një serb i racës së pastër”, është një tjetër koment, ndërkohë që nuk ndalen me kaq: “Hakerat shqiptarë janë të palodhur, ndërsa ne jemi dembelë”. /abcnews.al