Një 7-vjeçar nga Uganda është bërë shumë i njohur në internet falë aftësive mbresëlënëse në aviacion. Graham Shema që ka marrë dhe pseudonimin ka fluturuar 3 herë si praktikant me një avion “Cessna 172” .
7-vjeçari thotë se ëndrra e tij është që të bëhet një pilot dhe astronaut dhe që një ditë të udhëtojë drejt Marsit. “Modeli im është Elon Musk. Dua të mësoj dhe të shkoj me të në hapësirë.”, u shpreh ai.
Pasioni i tij për fluturimin lindi kur një helikopter fluturoi shumë pranë shtëpisë së gjyshes së tij. E ëma tregon se ai filloi ta bombardonte me pyetje për avionët, derisa kontaktoi një akademi të aviacionit ku dhe filloi mësimet për pjesët e avionëve. /abcnews.al