30% e rusëve nuk besojnë se Alexei Navalny është helmuar nga Kremlini

schedule08:58 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 08:58 - 25 Dhjetor, 2020

Një e treta e rusëve besojnë se Alexei Navalny nuk është helmuar me agjentin nervor Novichok nga Kremlini.

Sipas agjencisë së sondazheve Levada Center, që  kreu anketën nga data 21-23 dhjetor, 30 për qind e të thanë që incidenti ishte “planifikuar”, 9% si një provokim të shërbimeve speciale perëndimore, 15% një përpjekje të autoriteteve për të eliminuar një kundërshtar politik.

Vetëm 15 për qind ranë dakort  se autoritetet ruse kryen helmimin në një përpjekje për të “eliminuar një kundërshtar politik”.

Sondazhi vjen pasi Departamenti amerikan i Shtetit bëri përgjegjës për helmimin e Navalnyt Shërbimin Federal të Sigurisë të Rusisë (FSB).

Departamenti i Shtetit akuzoi autoritetet ruse për promovimin e “teorive të shumta, shpesh kontradiktore, konspirative” si një “mjet për të shmangur vëmendjen nga pyetjet serioze para qeverisë ruse”.

Bashkimi Europian ka sanksionuar gjashtë zyrtarë rusë dhe një institut shkencor lidhur me helmimin.

Një hulumtim i përbashkët midis Bellingcat, The Insider, Der Spiegel dhe CNN, ka zbuluar të dhëna që implikojnë FSB-në në helmimin e kundërshtarit të Vladimir Putin.

Kujtojmë se më 20 gusht, Navalny filloi të ndihej keq kur po fluturonte nga qyteti Tomsk për në Moskë. Aeroplani u detyrua të bënte ulje të paplanifikuar në Omsk të Siberisë.

Ai u dërgua në Gjermani për trajtim. Mjekët e ushtrisë në spitalin Charite të Berlinit ishin të parët që thanë se ai ishte helmuar me Novichok./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!