Gjykatësi hetues Angelo Antonio Pezzuti ka konfirmuar arrestimin e prokurorit dhe dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Elona Kalesha, 36 vjeç, ish e dashura e djalit të bashkëshortëve të çiftit Pasho. Bashkëshortët rezultonin të zhdukur në vitin 2015 dhe eshtrat e të cilëve u gjetën ditët e fundit brenda 4 valixheve të hedhura pranë një burgu në Firenze.
Ish e dashura e çiftit, Elona Kalesha akuzohet për vrasjen e dyfishtë, për fshehjen dhe coptimin e dy kufomave të Shpëtimit dhe Tauta Pashos. Gjyqtari vendosi nga provat e mbledhura në hetimin e karabinierëve të Firenzes.
Ndër pikat mbi të cilat gjykatësi hetues do të pajtohej me akuzën janë dëshmitë pronarëve të ndërtesës në lagjen San Jacopino ku mendohet se çifti mund të jetë vrarë në fillim të nëntorit 2015.
Sipas dëshmive, qiramarrësit folën për një aromë të që vinte nga shtëpia dhe se kishin parë duke u larguar me disa valixhe një grua, që dyshohet se ka qenë pikërisht Elona Kalesha. Ditën e djeshme policia gjeti gjurmë të tjera në vendngjarje të cilat janë çuar në laborator për ekzaminim. /abcnews.al