Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tratativat janë në rrugën e duhur, Isco zbarkon në Torino në janar

schedule20:34 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 20:34 - 24 Dhjetor, 2020

Isco dhe Real Madrid do të ndahen që në janar. Mesfushori nuk po aktivizohet nga trajneri Zidne dhe largimi është e vetmja rrugë, që kënaq të dy palët.

Juventusi pritet të jetë e ardhmja e ish-yllit të Malagas. Bardhezinjtë vuajnë për klas në mesfushë, me Ramsey, që shqetëson me dëmtimet e tij të shpeshta.

 

Spanjolli është ajo që mungon në mesfushën e Pirlos dhe nga ajo që raportojnë mediet spanjolle tratativat për të sjellë Ison në “Allianz Stadium” janë në rrugën e duhur.

Isco nga ana e tij është i gatshëm të bashkohet me Ronaldon te bardhezinjtë dhe 30 milionë euro pritet të mjaftojnë për të mbyllur këtë operacion. Kontrata e Iscos me Real Madrid përfundon në verën e vitit 2022. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!