Britania e Madhe dhe BE bien dakord për marrëveshje tregtare pas Brexit

schedule16:02 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 16:02 - 24 Dhjetor, 2020

Britania dhe BE bien dakord për marrëveshje tregtare pas Brexit. Marrëveshja historike mbi marrëdhëniet e ardhshme tregtare dhe të sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian u arrit në prag të Krishtlindjes, një javë para përfundimit të periudhës së tranzicionit të Brexit.

Ndërsa vendi largohet nga tregu i vetëm dhe bashkimi doganor në 31 dhjetor, marrëveshjet e reja që lejojnë tregtinë pa tarifa të mallrave dhe bashkëpunimin e ngushtë policor dhe gjyqësor do të hyjnë në fuqi.

Ky njoftim pasoi një telefonatë përfundimtare mes kryeministrit Boris Johnson në Downing Street dhe presidentes së komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në selinë e saj në Berlaymont në Bruksel. Kjo raportohet të jetë biseda e pestë e tillë telefonike gjatë 24 orëve të fundit.

Marrëveshja tregtare, e shkruar në  2,000 faqe, është e paprecedentë në këtë fushë, dhe përmban dispozita për tema që variojnë nga bashkëpunimi bërthamor civil dhe ndërlidhjet energjetike te peshkimi dhe aviacioni.

Kryeministri i tha kabinetit të tij mbrëmjen e së mërkurës vonë se kjo marrëveshje respekton sovranitetin e të dy palëve.

Një zëdhënës i qeverisë tha për mediat: “Marrëveshja u bë Gjithçka që publikut britanik ju premtua gjatë referendumit të 2016 dhe në zgjedhjet e përgjithshme vitin e kaluar sigurohet nga kjo marrëveshje.” g.v/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!