Gara për Kushtetuesen, Peto akuza KED-së: Shkelja me “dorëheqjen time”

schedule14:33 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 14:33 - 24 Dhjetor, 2020

Gjykata Kushtetuese u bë dje funksionale me emërimin e anëtarit të gjashtë, ndërsa vijon procedura për emërimin e gjyqtarit të shtatë. Në garë për këtë vakancë ishte edhe Zhaklina Peto, dy herë e përjashtuar dhe dy herë e rikthyer nga gjykata administrative. Por cfarë ndodhi? Në momentin që gjykata administrative rrëzoi KED dhe e riktheu në garë, Peto njoftoi se ishte me covid dhe nuk kishte mundësi që të dorëzonte dokumentacionin që i kërkohej.

Fakti i infektimit, Peto akuzon se nuk u mor në konsideratë nga KED dhe po ashtu u njoftua për mbledhjen 4 orë më vonë se data dhe ora kishte dalë në media. Në këto kushte, thotë Peto vendosi që të hiqte dorë nga gara. Peto thotë se kjo ishte kërkesa e saj, ndërsa akuzon KED se e e ka lexuar si vullnet për dorëheqje. Por cfarë do të bëjë tani? “Jam duke menduar se ndoshta gjykata do te mund ta sqaronte perseri rastin” paralajmëron Peto.

Ne lidhje me vendimin e djeshem te KED, dua te nenvizoj se kjo eshte shkelja e trete proceduriale qe KED ben per kandidaturen time, por ne kete rast shkelja nuk ka njohur asnje limit. Ajo eshte strukturuar dhe eshte zbatuar  vetem per te permbushur nje axhende  sepse  ne kete procedure mua me jane mohuar te gjitha te drejtat  per te realizuar mbrojten time ne perputhje me te drejtat qe parashikon Kushtetuta , ligjet, aktet nderkombetare duke permendur ketu nenin 6 te Konventes per te Drejtat e Njeriut per nje proces te rregullt ligjor.

Ne menyre te vazhdueshme  une kam shprehur rezervat e mia ne lidhje me proceduren e ndjekur nga KED , duke i informuar per cdo shkelje ligjore qe ata ndermernin ne drejtim te kandidatures sime. Konkretisht dua tu parashtroj 2 momente:

Se pari – une jam diagnostikuar e infektuar pozitiv me Sars Cov2 si pasoje e te cilit une ndodhem ne pamundesi absolute per te mbledhur dokumentacion provues per te perballur pretendimet e tyre, por ky fakt nuk u konsiderua nga KED  (duke injoruar gjithe aktet normative te shpalluar nga Keshilli i Ministrave ne situaten e pandemise nga Sars Cov – 2 )

Se dyti – nxituan te caktonin daten e mbledhjes, duke e nxjerre me pare ne media, dhe gati 4 ore me pas  me njoftuan edhe mua relacionin nepermjet email-it. Nese do te zbatohej procedura duhej me pare te njihesha me relacionin dhe te me lihej kohe per te shprehur qendrimin tim ne lidheje me gjetjet e relatores  deri daten e mbledhjes. Por si duket axhenda nuk priste…

Pasi u njoha me relacionin konstatova mosperfshirje te dokumentacionit zyrtar te tatimeve, paraqitje te dokumentacionit shoqeruar me interpretime  te relatores, e them kete sepse shkresat zyrtare kishin permbajtje teresisht te ndryshme nga sa citonte relatorja. Kjo sjellje me detyroi qe tu drejtohesha me nje shkrese te gjithe anetareve te KED, ku nder te tjera jam shprehur se: …”

Në këto kushte të paprecedentë, të nderuar anëtarë të KED-së, unë kërkoj mirëkuptimin tuaj, dhe respektimin e parimeve bazë kushtetuese dhe proceduriale, dhe në rast se vendimmarrja juaj në mbledhjen e datës 23.12.2020 për lejimin apo ndalimin e kandidaturës sime, do të bazohet në këtë procedurë dhe në këtë relacion të kundraligjshme, i cili më është dërguar vetëm dje në ora 16:14, do t’ju lutesha të merrnit në konsideratë dorëheqjen time”. Kjo ishte kerkesa ime! Nuk e di pse KED e ka lexuar si vullnet per doreheqje! Fakti qe KED “u dorehoq” nga une, tregon se vete KED ka pranuar qe ishte ne paigjshmeri.  Jam duke menduar se ndoshta gjykata do te mund ta sqaronte perseri rastin” shkruan ajo. db/Abcnews.al